Kënga për Enverin/ Taulant Balla ‘shuan’ komentet, i përgjigjet Vokshit: S’keni turp, ja e vërteta

Kryesore Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kthyer përgjigje deputetes demokrate Albana Vokshi pas reagimit të kësaj të fundit. Vokshi postoi më herët në Facebook, një këngë që sipas demokrates është kënduar nga Balla në nder të diktatorit Enver Hoxha.

Balla iu ka dhënë fund komenteve për këtë këngë. Për herë të parë, deputeti i PS-së, sqaron se nuk e ka kënduar kurrë atë këngë për Hoxhën.

“Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik.

Por në respekt të publikut, po sqaroj se një këngë në festivalin e Gjirokastrës për diktatorin nuk është kënduar kurrë nga unë por nga dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri”, tha Taulant Balla, deputet

 

T

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *