Këngëtarja marokene: Dua burrë shqiptar, jam gati të …

Kulturë Lifestyle Showbiz

 

Këngëtarja marokene Lamar Al-Koismi, prej disa muajsh është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar. Në mars të këtij viti ajo lançoi këngën “Stil”, një bashkëpunim me këngëtarin Marsel Ademi.

Së fundmi Lamar ishte e ftuar në emisionin ‘Rreze dielli’, ku foli për meshkujt shqiptarë dhe rrëfeu marëdhënien e saj me to.

“Meshkujt shqiptarë janë shumë të sjellshëm. Të paktën me mua, nuk e di për të tjerat. Janë të gjindshëm, nëse mua më duhet diçka, unë mund t’i telefonoj një miku dhe më ndihmojnë nëse kam nevojë për diçka. Po në të njëjtën kohë janë edhe xhelozë, bëjnë tipin e fortë.

“Ka raste që edhe duan të luajnë pak, bëjnë si të zgjuar. Për shembull një herë kam takuar dikë dhe filloi të më thoshte që ka një vilë, ka makina, jaht. Pastaj kur më tha që ka një xhet privat nuk mund të mbaja dot të qeshurën”.- ka treguar këngëtarja.

E pyetur nga moderatorja nëse do të merrte për burrë një shqiptar i cili do të kishte si traditë që nusja ti lante këmbët vjehrrit dhe vjehrrës, ajo është përgjigjur:

“Varet, nëse unë me të vërtetë e dua atë që kam në krah, atëherë do ta bëja.”

Gjithashtu Lamar ka rrëfyer në studio se do ti pëlqente të martohej me një mashkull shqiptar, megjithatë ende nuk i kishte rrahur zemra për dikë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *