Keni patur probleme me postimet në facebook? Ja çfarë ka ndodhur me rrjetin më të madh social

Teknologji

 

Postet e ndryshme, lajmet dhe përditësimet në facebook fshihen nga një virus ende i pa njohur i cili ka prekur këtë gjigand të rrjeteve sociale.

Çdo post apo lajm i vendosur sot në faqet e ndryshme në facebook po fshihen vetvetiu, madje edhe pasi njerëzit në mënyrë manuale i kanë postuar ato.

Miliona njerëz raportojnë se kanë shpërndarë një post apo përditësim në faqen e tyre, vetëm për të inspektuar nëse është zhdukur ose jo pasi është postuar.

Në faqet Facebook’s developer, përdoruesit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm po raportojnë se mesazhet e arritura në kutinë elektronike postare po u zhduken brenda disa minutave pa lënë gjurmë.

Ky problem si duket ka prekur vetëm disa faqe në facebook dhe disa lloje postesh.

Duket se ende është e pamundur të shihet nëse postimi është zhdukur pa u kontrolluar manualisht.

Edhe problemi më i vogël kompjuterik në facebook mund të jetë i madh për facebook-un, pasi këtë rrjet social e përdorin më shumë se një miliard njerëz.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *