“Keq puna”/ Rama paralajmëron Bashën: Mos shpreso se do rri mbuluar ajo që dimë të dy

Kryesore Politikë

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e akuzoi për ngritjen e një shteti privat por edhe për çështjen e Xhisiela Malokut.

 

Në një postim në “Tëitter”, Rama duke iu drejtuar ‘butë-butë’ kryedemokratit i thotë se u kap me presh në dorë por se sërish nuk i rrihet pa sajuar. Ai i thotë rivalit të tij politik të mos shpresojë se do rri mbuluar ajo që dinë të dy.

 

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh🤥E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy😉”, shkruan Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *