Kërcënimi i Teheranit, Rama nga Brukseli: Shqipëria veproi me SHBA, sa për aktivitetet keqbërëse…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli për kërcënimet e Teheranit ndaj Shqipërinë, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, nga ushtria amerikane.

Gjatë konferencës për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, Rama tha se Shqipëria i ka strehuar muxhahedinët dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi humanizmi është pjesë e traditës së këtij vendi, ndërsa solli në vëmendje edhe ndihmën që iu është dhënë hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta.

E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar. Ne nuk do ta ndryshojmë traditën dhe qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve. Sa për aktivitetet keqbërëse në Shqipëri, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ka vepruar me SHBA-ne ne kete ceshtje.

“Shqipëria ka ofruar që ti japë strehë shumë njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Edhe gjatë kohës së Holokaustit, Shqipëria ishte e vetmja shtëpi e hebrenjve. E kemi bërë si një operacion humanitar dhe një deklaratë kundër regjimit dhe nuk do ta ndryshojmë regjimin tonë. Ata dhe aktivitetet e tyre keqbërëse në Shqipëri kemi dëbuar ambasadoren e tyre të parë dhe se fundmi edhe njerëz të tjerë të përfshirë në aktivitete të tjera që janë jashtë aktivitetit të rregulluar të misioneve diplomatike. Do vijojë të qëndrojmë fort në këtë rrugë. Nuk jemi të vetëm. Jemi pjesë e një aleance më të madhe dhe ky është një operacion që është zhvilluar krah për krah me SHBA-të”, tha Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *