Kërcënohet drejtoresha e ‘Open Data Albania’: Hiq të dhënat e kompanisë, ose kjo zyrë s’do ekzistojë

Kronike Lajme

Kërcënohet në zyrë drejtoresha e ‘Open Data Albania’, Aranitaj Brahaj. Lajmin e ka bërë vetë publik përmes një statusi në rrjetet sociale, e cila tregon se një përfaqësues i një kompanie i ka bërë presion, për të hequr të dhënat nga dataseti, ose siç shkruan ajo, ‘Kjo zyrë nuk do të ekzistojë më”.

Nga ana tjetër, drejtoresha është e revoltuar edhe me sjelljen e Prokurorisë. Sipas saj, Prokurorja e çështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”.

Postimi i Aranita Brahaj ne Facebook

SJELLJA E PROKURORISË KUNDREJT KËRCËNIMEVE PËR CENSURË

Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra. Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga web faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kuptn që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”. Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.
Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorurët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.
A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokruor që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë t’ja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafa.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *