Kërcënohet prokurori i shkarkuar/ Pas rrëzimit nga vettingu, sms kërcënuese për jetën e djalit dhe familjes

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Me kërkese te prokurorisë, policia është vene ne kërkim te një 51 vjecari nga Elbasani, i cili dyshohet se i ka dërguar një sërë mesazhesh kërcënuese ish prokurorit të dorëhequr nga detyra një vit më parë Ardian Nezha, aktualisht këshilltar pranë avokatit të popullit.

Në numrin e telefonit të ish prokurorit janë dërguar sms kërcënuese për jetën e djalit dhe të anëtarëve të tjerë të familjes duke e kujtuar se ai nuk do qëndronte prokuror gjithë jetën dhe se ata po dalin nga burgu.

Mbasi është pyetur nga ish kolegët Nezha këmbëngul se kërcënimet vijnë për shkak të detyrës si përfaqësues i akuzës nga vitet 1995-2019, atëherë kur ai gjendej bë detyrë si kreu i Prokurorisë së Elbasanit.

Madje për prokurorinë e Elbasanit ku qëndroi 3 muaj Nezha thotë se krimi dhe politika e mbajnë peng këtë qytet.

Por pasi la kryer një sërë veprimesh hetimore si dhe ka marrë  përgjigje se kujt i përkiste numri i telefonit, prokurorët urdhërojnë qe shtetasi në fjalë të gjendet dhe të pyetet. Disa herë oficerët e policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit Genti Latifaj, por nuk e kanë gjetur. Madje familjarët e tij shprehen se pas deportimit ai bën jetë endacaku.

Nga nisja e procesit të vettingut disa prokurore dhe gjyqtarë kanë pretenduar se ju janë nisur sms kërcënuese, por kallëzimi i Ardian Nezhës është i pari qe dorëzohet./ Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *