Kërcënoi familjen e presidentit Thaçi, arrestohet imami i xhamisë

Kosovë Rrotull

Kallxo.com ka siguruar një vendim të gjykatës ku ofrohen detaje për identitetin dhe pozitën e personit i cili u arrestua për kërrcënimin e familjes së presidentit Hashim Thaçi. Sipas këtij vendimi i dyshuari është është Asllan Bajraktari imam i xhamisë në Jashanicë.

Bajraktari ka mohuar të ketë kryer veprën e cila i vihet në barrë.

Arsyeja e kërcënimit thuhet të jetë pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.

Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.

Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë,  ka thënë se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim.

Sipas Zahitit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *