Kërkesa e opozitës për anulimin e ligjit të Teatrit/ Kuvendi nis investigimin për votën e Tavos

Lajme Politikë

Opozita bojkotoi sot seancën plenare, ku parashikohet votimi i ligjit për magjistratët, pasi akuzon shumicën për tjetërsim të votave për ligjin për Teatrin që u miratua të enjte.  Në fillim të seancës ishin të pranishëm nga opozita vetëm dy kryetarët e grupeve, Spaho dhe Vasili. Ata u shprehën se opozita do të bojkotojë seancën, pasi ditën e enjte në Kuvend u miratua ligji për Teatrin Kombëtar me shkelje, pasi deputeti i LSI, Tavo nuk ishte i pranishëm, por rezultoi se kishte votuar.

Ruçi u shpreh se sot ishte njohur me kërkesën e opozitës që dërgoi të premten, pasi të shtunë dhe të diel administrata është pushim. Kryetari i Kuvendit deklaroi se do të ketë një investigim për rastin dhe më pas do të dilet me një qëndrim. Por kryetari i grupit të PS, Balla u shpreh se arsyeja e vërtetë e bojkotit të opozitës është projektligji për gjyqtarët dhe prokurorët.

Përsa i përket votimit për ligjin e teatrit, Balla sqaroi se deputetit Bitri që u largua nga LSI dhe doli i pavarur në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër, pra e Tavos. Për këtë arsye Balla thotë se nuk ka asnjë manipulim sikur pretendon opozita, pasi fizikisht ishte i pranishëm Bitri që votoi, por me kartën e Tavos që i kishin vendosur.

Ndërkohë që pas kërkesës së opozitës për anulimin e ligjit për Teatrin është mbledhur Sekretariati për Procedurat dhe Votimin. Ky sekretariat përbëhet nga anëtarët Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj nga radhët e PD. Ky i fundit nuk ka shkuar në mbledhje, pasi opozita ka vendosur të bojkotojë sot Parlamentin, me frikën e rrjedhjes së votave te PS. Sekretariati për Procedurat dhe Votimin është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e PD dhe LSI për anulimin e votimit për projektligjin e Teatrit Kombëtar.

Diskutimi në Kuvend për ligjin e Teatrit Kombëtar
Gramoz Ruçi: Sot jam njohur me kërkesë, kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim.

Petrit Vasili: Në përputhje me rregulloren kërkesa jonë për shkak të kësaj seance, është depozituar dy ditë përpara. Ka qenë koha e nevojshme për të bërë investigimin e duhur. Është standard shumë i ulët, që vota u tjetërsua në Kuvend. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të vijojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për këto arsye ne nuk vazhdojmë dot së bashku deri kur të sqarohet situata dhe votimi të ribëhet.

Edmond Spaho: Edhe unë mbështes qëndrimin e kolegut Vasili. Votimi i së enjtes me një akt të paprecedent, procesi i votimit kishte defekte, rezultati i votimit u manipulua. Kuvendi duhet të kishte verifikuar pretendimet e opozitës. Në këto kushte nuk do të marrim pjesë në seancë, pasi gjendje të tilla po bëhen të zakonshme.

Gramoz Ruçi: Unë kërkesën sot e kam marrë, e keni depozituar, të shtunë dhe të diel nuk ka funksionuar administrata. I kam dhënë porosi administratës të shqyrtojë cështjen dhe të pastaj do të marr vendimin.

Taulant Balla: Dua të sqaroj opinionin se nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Deputetit Bitri në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër. Le ta hetojë dhe ti shkojnë deri në fund. Por LSI dhe PD të thonë arsyen e vërtetë të bojkotit, pasi në mos 75, 74 vota, nëse e drejta Bitrit do i hiqet. I bëj thirrje LSI, pasi PD është kundra, pasi sot duhet të votojmë ligjin për shkollën e magjistraturës. Kjo është arsyeja e bojkotit. Report TV

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *