Kërkohen kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Kronike Lajme

Gjykata e Lartë ka publikuar një njoftim për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjykata e Lartë, bën thirrje për kandidatë nga gjykatat e Apelit jashtë Tiranës. Gjykata njofton se afati për të gjithë gjyqtarët e interesuar është 15 shtatori, ku të gjithë gjyqtarët jashtë Tiranës mund të aplikojnë në pozicionin e anëtarit të KLGJ.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ. Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018.

Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave të mëposhtme:

1-dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);

ose

2-me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë:

[gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];

ose

3-me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:supremecourt@gjykataelarte.gov.al (kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format ËORD ose PDF).

Shënim:

Bashkëlidhur këtij njoftimi, në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjenden për t’u plotësuar nga gjyqtarët interesuar formularët e mëposhtëm:

a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;

b) formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

c) formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/djemtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *