“Kërkoj dënimin e Bashës”, përfundon gjyqi i Ballës me kreun e opozitës

Kryesore Politikë

Përfundon gjyqi për akuzat e Ballës ndaj Bashës për shpifje lidhur me shumën e 3.4 mln eurove në Toyota Auris. Vendimi do të jepet për 30 minuta.

Avokati i deputetit Taulant Balla ka kërkuar dënimin e Bashës, ndërsa avokati i kryedemokratit Basha ka kërkuar pushimin e çështjes.

Lidhur me çështjen, prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes.

“Madje Basha nuk e ka përmendur me emër Ballën në parlament dhe për këto arsye nuk ka konsumim të veprës penale. Basha ka thënë ta kanë zbuluar në Gjermani, ndërsa makinat erdhën nga Belgjika. Kërkoj të pushohet çështja.”

Në fjalën e tij, deputeti i PS-së, Taulant Balla u shpreh se ai i qëndronte kërkesës së tij për dënimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Më vjen keq për qëndrimin e prokurorit. Të paktën duhet të na kishte informuar për hetimet që ka bërë. Unë i qëndroj kërkesës për dënimin e Bashës.”

Pas fjalës së Ballës, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij.  Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti “Toyota Auris” ngjyrë e kuqe.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *