Kirurgu i njohur denoncon: Ja si po na vjedhin me koncesionin e sterilizimit/VIDEO

Shëndeti Slider kryesore Të tjera
Mjekët kanë zbuluar skandalin e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me sterilizimin e mjeteve kirurgjikale. Gjithçka është dhënë me koncesion. Por ajo që nuk është pritur mirë nga mjekët është mënyra sesi po kryhet procesi i sterilizimit dhe ndërhyrja e qeverisë për të ndihmuar privatin. Spitalet janë në standardet më të ulëta. Denoncimi i këtij skandali bëhet përmes mjekut Artan Koni. Mjeku i njohur thotë se është një vjedhje kolosale e buxhetit të shtetit. Video eshte postuar nga Nisma thurje, levizje e se ciles i eshte bashkuar edhe mjeku Koni.
Me poshte postimi i plote

Kirurgu Artan Koni na tregon se si Ministria e Shëndetësisë i dërgon letër këtë vit spitaleve dhe u kërkon të kryejnë më pak operacione sepse buxheti i parashikuar për koncesionarin që kryen sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, ka shteruar. Për rrjedhojë pacientë duhet të presin, ose të vdesin.
Ndërkohë që, kur sterilizimin e bënte vetë shteti, kosto e tij ishte rreth 2.4 euro për set kirurgjikal, sot që e bën privati, ai kushton 190 euro për set kirurgjikal. Pra rreth 80 herë më shumë.
Më konkretisht nëse shteti do të vazhdonte ta kryente këtë shërbim kosto nga xhepat tona për gjithë operacionet e kryera vjet, rreth 90 mijë, do të ishte 215 mijë euro.
A e dini se sa kemi paguar?
Plot 17 milionë euro!
Dhe abuzimi bëhet edhe më i madh kur mendon se Ministria e ka më të lehtë të urdhërojë lënien e pacientëve pa operuar, se sa të ndalojë këtë abuzim kolosal.
Ne nuk jemi të varfër, një popull i varfër nuk paguan dot kaq shumë para për një shërbim kaq të thjeshtë.
Jemi të vjedhur!

Si po na vjedhin me koncesionin e sterilizimit.

SHIKO VIDEONSHPËRNDAJEKirurgu Artan Koni na tregon se si Ministria e Shëndetësisë i dërgon letër këtë vit spitaleve dhe u kërkon të kryejnë më pak operacione sepse buxheti i parashikuar për koncesionarin që kryen sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, ka shteruar. Për rrjedhojë pacientë duhet të presin, ose të vdesin. Ndërkohë që, kur sterilizimin e bënte vetë shteti, kosto e tij ishte rreth 2.4 euro për set kirurgjikal, sot që e bën privati, ai kushton 190 euro për set kirurgjikal. Pra rreth 80 herë më shumë. Më konkretisht nëse shteti do të vazhdonte ta kryente këtë shërbim kosto nga xhepat tona për gjithë operacionet e kryera vjet, rreth 90 mijë, do të ishte 215 mijë euro. A e dini se sa kemi paguar? Plot 17 milionë euro!Dhe abuzimi bëhet edhe më i madh kur mendon se Ministria e ka më të lehtë të urdhërojë lënien e pacientëve pa operuar, se sa të ndalojë këtë abuzim kolosal. Ne nuk jemi të varfër, një popull i varfër nuk paguan dot kaq shumë para për një shërbim kaq të thjeshtë. Jemi të vjedhur!Me shumë gjasa media nuk do ta transmetojë këtë mesazh, ndaj na ndihmo të hapim fjalën duke e shpërndarë. #Bashkohu

Gepostet von Nisma #Thurje am Donnerstag, 24. Oktober 2019

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *