Kitaroviç, qytetarja më e re e Beratit, fotot e nderimit dhe “bekimi” te Kisha

Kryesore Lajme Politikë

Qyteti  i “Nje e mbi nje dritareve” ka pasur nje dite te vecante sot, presidentja e Kroacise, Kolinda Kitarovic eshte “Qytetarja e Nderit” te Beratit.

Keshilli bashkiak i Beratit me rastin e vizites se posacme te presidentes kroate,  u shpall “Qytetare Nderi” nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti me motivacionin: “Personalitetit i shquar i politikës rajonale e më gjerë, model frymëzimi, humanizmi, solidariteti si dhe përfaqësues e një populli mik që çmon dhe vlerëson kontributin e shqiptarëve për lirinë duke ndërtuar ura bashkëpunimi, tolerance, mirëkuptimi dhe paqeje midis popujve.”

Presidenti Meta duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi se vizita në këtë qytet të përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s dhe shpallja e Presidentes kroate “Qytetare Nderi” nga Beratit është një tregues mjaft domethënës jo vetëm i lidhjeve të lashta mes dy vendeve e popujve, por edhe një ilustrim i marrëdhnieve të shkëlqyera e miqësisë së ngushtë mes shqiptarëve dhe kroatëve.
Duke vënë në dukje vlerat historike, kulturore dhe mikpritjen tradicionale beratase, Presidenti Meta u shpreh optimist se pas kësaj vizite do të rritet jo vetëm numri i turistëve kroatë e madje, edhe nga vende të tjera në këtë qytetet, por edhe se miqësia, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ndërsjellë mes dy vendeve e popujve do të thellohen e zgjerohen edhe më tej.
Ndërsa Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic teksa falënderoi për nderimin që iu bë duke e ndjerë veten tashmë bashkëqytetare me të gjithë beratasit, nënvizoi faktin se miqësia dhe bashkëpunimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë, midis kroatëve dhe shqiptarëve, është më e fortë se kurrë.
“Kjo gjë i shërben jo vetëm brezave tanë të rinj, që do të bëhen udhëheqësit e së nesërmes, por edhe rrugëtimit tonë evropian, së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, si dhe rajonit e kontinentit tonë gjithashtu.” – u shpreh mes të tjerash Presidentja e Kroacisë.

Kolinda Grabar Kitarovic: Është kënaqësi e madhe për mua që të jem këtu dhe të marr këtë titull. Ky është një thesar i çmuar, i mbrojtur nga Unesco dhe une s’mund te zgjidhja një vend më të mirë për tu vlerësuar. Sot fola për historitë tona dhe ne kemi histori mijëra vjeçare pa pasur asnjë konflikt, kemi shumë gjëra të përbashketa, veç detit Adriatik. Ka dhe shume rreth të kaluares mes nesh, por do të përqëndrohem tek e tashmja. Ju na keni mbështetur në vitet 90. Sot, jemi aleatë të NATO-s, Kroacia do t’ju mbështesë në integrimin europian, politikë dhe fusha të tjera. Të punojmë për të ardhmen e femijëve tanë dhe atë të BE-së.

Presidenti Meta dhe e bija, se bashku me Presidenten Grabar-Kitaroviç vizituan qytetin e lashtë e me vlera historike dhe atraksione turistike të Beratit, të mirëpritur nga kryebashkiaku Petrit Sinaj dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, ku u ndalën në Kalanë e qytetit, në Muzeun “Onufri” dhe Kishat e Shën Kollit e të Shën Mari Vlahernes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *