Thursday, October 29, 2020

Klopp sulmon Ramos për ndërhyrjen ndaj Salah: Është i pamëshirshëm

Botë Sport

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kujtuar finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. Ai ka thyer heshtjen e tij ndaj kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, pas incidentit që pati me Mohamed Salah, ku e la të dëmtuar këtë të fundit.

Ramos u kritikua ashpër për natyrën e llogaritur të sfidës. Ai zgjodhi të qeshë me pretendimet, se e kishte vendosur qëllimisht për ta dëmtuar sulmuesin egjiptian që përpara lojës, ndërsa nuk u kursye as për bërrylin ndaj Loris Karius në një incident të mëvonshëm, që shumë e përmendën si arsye për tronditje të portierit dhe gabimet e tij pasuese në gjysmën e dytë të ndeshjes.

Klopp, megjithatë, nuk u ndal në mendimet e tij për rolin e Ramos në humbjen 3-1 ndaj Real Madridit në maj, duke e quajtur sfidën “të pamëshirshme dhe brutale”, para se ta krahasonte atë me një veprim të parë më shpesh në ndeshjet e mundjes.

“Nëse e shihni atë dhe nuk jeni me Realin, atëherë mendoni se është i pamëshirshëm dhe brutal”, – u tha Klopp gazetarëve.

“Nëse VAR po vjen, atëherë është një situatë ku duhet të shikoni përsëri, jo për të dhënë një karton të kuq, por për ta riparë rastin dhe për të thënë: Çfarë është kjo? Ishte e pamëshirshme. Unë nuk jam i sigurt nëse është një përvojë, që do ta kemi përsëri. Shkoni atje dhe vendosni një bërryl në kokën e portierit, i vendos golashënuesit si mundës në mesfushë dhe pastaj fitoni ndeshjen. Kjo ishte historia e lojës.”

“Ramos më tha shumë gjëra më pas, por nuk më kanë pëlqer reagimet e tij. Ai mendonte: Çfarë duan ata, është normale. Jo, nuk ishte aspak normale. Nëse i vendosni të gjitha situatat e Ramos së bashku, atëherë do të shihni shumë gabime të njëjta. Ramos, më parë, kundër Juventusit, ishte përgjegjës për kartonin e kuq për Juan Cuadrado. Por, askush nuk flet për atë më pas,” shtoi tekniku i “The Reds”. /Ora News.tv/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *