“Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët”, Meta bën thirrjen e fortë pas paralajmërimit nga sizmologët

Politikë Slider kryesore

“Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!”. Kjo është thirrja që bën kreu i Shtetit Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale teksa ka shpërndarë lajmin e katër ekspertëve sizmologë të cilët, sipas “Monitor”, në vitin 2013 i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit.

Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët.

Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra, shkruan Monitor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *