Kokainë dhe oriz/ Rrëfehet ish-punonjësi i anijes: Mendova si ishin hekura, çfarë më kërkoi pronari

Kronike Kryesore Slider kryesore

“Gentiani me kërkoi të shkoja të kontenieret e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ja dërgova në makine. Nuk dija qe kishte kokaine”. Kështu deklaron Altin Myslihaka, i arrestuar në lidhje me kokainën e bllokuar në portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e Myslihakës sot në sallën e gjyqit. Ai tha se kishte punuar në varkën e Malindit, i cili është aktualisht i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa shtoi se 2 javë më parë ishte pushuar.

Ai mohoi kategorikisht se kishte lidhje me 137 kg drogën e ardhur nga Ekuadori, në kontejnerin e bananeve.

“Kam qene i punesuar ne anijen e Gentian Malindit. Dy jave me pare me kishte larguar nga puna. Ate nate me kerkoi te shkoja te kontenieret e te merrja nje cante me hekura. E mora dhe ja dergova ne makine. Nuk dija qe kishte kokaine. Mendova se kur foli per hekura e kishte fjalen per ndonje gje qe i duhet per anijen”, tha Myslihaka.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *