Kokëdhima: Do legalizoj kanabisin që shqiptarët të jenë të lumtur!

Politikë

Koço Kokëdhima kërkon që shqiptarët ta respektojnë, pasi sipas tij, ai meriton vetëm mirënjohje nga popullata. Ish- deputeti pretendon se për interesat e shqiptarëve ka shpenzuar një pjesë të madhe të pasurisë së tij, veç mos ti tradhtojë. Biznesmeni thekson se do ta legalizojë kanabisin kur të vijë një ditë në pushtet, që njerëzit të jenë të lumtur.

“Nuk kam asnjë faj. Modestisht them se meritoj vetëm nderimin e këtij vendi pasi i kam qëndruar besnik popullit gjithmonë. Kam humbur pasuri pafund që të mos tradhtoj interesat e vendit. Jam i vetmi njeri në Shqipëri që kam denoncuar të gjitha aferat korruptive majtas ose djathtas. Unë nuk dua të merrem me ta. Do shkruaj një libër për tranzicionin dhe do tregoj rolin e tyre. Nuk dua që vëmendja e popullit të përqendrohet tek e shkuara. Ne jemi e ardhmja. Nuk duhet të shfokusohemi”, tha Kokëdhima.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *