Komplikacione nga gripi? Vdes në mënyrë misterioze 28-vjeçari nga Prrenjasi

Shëndeti Të tjera

Një i ri ka ndërruar jetë në Prrenjas në mënyrë misterioze vetëm pak orë pasi ishte trajtuar në spitalin e Librazhdit. Dyshimet e mjekëve janë për një komplikacion për shkak të temperaturës së lartë për të cilën ishte ankuar në Spital.

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Prrenjas në mënyrë misterioze vetëm pak orë pasi ishte trajtuar në Spitalin e Librazhdit me virozë.

Sipas mjekut, Bashkim Vasku, që trajtoi trajtoi rastin, Besnik Kokonozi, u  paraqit në spital me temperaturë 39 gradë dhe skuqje fyti.

Mjeku thotë se ai i ka dhënë trajtim për temperaturën dhe më pas i riu është larguar për në shtëpi,.

Pas disa orësh, mjeku thotë se është njoftuar nga familjarët për përkeqësimin e gjendjes së 28-vjeçarit, por kur kanë mbërritur e kanë gjetur pa jetë.

Vasku thotë se veç temperaturës dhe skuqjes së fytit nuk ka vërejtur ndonjë sëmundje tjetër, por ngre dyshime për një komplikacion të mundshëm prej temperaturës apo gjendjes virale.

Ndërkohë të riut mësohet se nuk i është bërë autopsi, duke lënë kështu mister shkaqet e vdekjes.

Javën e kaluar, një e moshuar ndërroi jetë në Sanatoriumin e Tiranës për shkak të komplikacioneve të rënda nga gripi.

Ndërkohë ISHP mohon që në vendin tonë të ketë epidemi gripi, ndërsa fluksin e të sëmurëve e konsideron normal për stinën.

/Ora News.tv/

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *