Koncesion për karburantet dhe gazin! Qeveria i jep firmes private kontrollin

Ekonomi Kryesore Lajme

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për dhënien me koncesion/PPP të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në cilësinë e autoritetit kontraktues.

Vendimi parashikon miratimin e bonusit prej 10 (dhjetë) për qind të pikëve për rezultatin tekniko-financiar në procedurën konkurruese, e cila i jepet shoqërisë “Noa Control”, sh.p.k.

Kohëzgjatja e këtij projekti do të jetë 20 vjet, nga data e nënshkrimit të kontratës së koncesionit/PPP.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIN E RRUGËS “PORTI I JAHTEVE – BAY-PASS ORIKUM – DUKAT (URA E SHËN ELIZËS)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15, të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, miratuar me vendimin nr.634, datë 1.10.214, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e bonusit prej 6% (gjashtë për qind) të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjikuria”, sh.p.k. për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rrugës “Porti i jahteve – bay-pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *