Konferenca me Mogherinin, Rama: Mesazhim im për Bashën dhe arrestimi i Tahirit

Politikë shtojca

Gjurma 18 Prill 2018

Përfaqësuesjae lartë e BE-së, Federica Mogherini doli sot në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama për sa i përket rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë ka lëshuar një mesazh të qartë në adresë të kundërshtarit të tij politik, duke i kërkuar që të bashkëpunojnë në këtë proces të integrimit të Shqipërisë në BE.

or sot dua ti lutem jo si Kryeministër, aq më pak si kryetar i forcës qeverisë së vendit por si shqiptar, si qytetar, edhe si kolegë po të doni, përfaqësuesve të opozitës shqiptare që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesat e veta të brendshme do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces, të mos ushqejë zyra deputetësh andej e këtej me gënjeshtra, gjysmë të vërteta që janë nganjëherë dhe më të dëmshme se gënjeshtrat dhe të mos eksportojë baltën e luftës sonë të brendshme politike, të lërë mënjanë inatin dhe mllefin politik kur flasin në gjuhë të huaj.

E ftoj sot Lulzim Bashën dhe opozitën të bëhemi bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuq e zi kur flasim për Shqipërinë jashtë Shqipërisë dhe tu kërkojmë të gjithë atyre që na vizitojnë në Shqipëri respekt për këtë vend dhe vlerësim për gjithë këtë punë të bërë në këtë vend.Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar qeveria, nuk ka fituar PS, ka fituar Shqipëria, gjithë shqiptarët pa dallim.Shqiptarët të majtë dhe të djathtë nuk kanë ndasi dhe nuk ja lejojnë vetes të ndahen kur vjen puna për këtë ëndërr kombnëtare dhe për ta parë Shqipërinë sa më shpejt pjesë të BE. Shqipëria i ka boll nëpër Europë ata që duan ti nxjerrin bisht çdo arritje dhe që nuk e kanë problem ti vënë shkopinj nën rrotë.

Nuk ka asnjë kuptim që qoftë dhe një shqiptar i vetë tu bashkohetn këtyre individëve apo forcave që për fat të mirë sot e gjithë ditën janë pakicë në Europën ku ne duam të bëhemi pjesë me të drejta të plota.Sot ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme kombëtare dhe të përbashkët në funksion të atyre vlerave dhe parimeve që e bëjnë Europën kaq atraktive për shqiptarët dhe që me vendosmëri dhe krenari duhet ti mbrojmë.

 

Kryeministri theksoi se “dje morëm provim të stërvështirë por kapitulli tjetër më i vështirë”.

“Dhënia e rekomandimit i dha Shqipërisë një status të ri shoqëror. Ky është fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre edhe më të vështirë. Kapitulli historik që mbyllën dje ia ka lënë sot vendin një tejtër kapitulli historik që mbetet për tu shkruar. Pastrimi i nisur i sistemit të derjtësisë duhet të vazhdojë më tutje me rezultate te shumëpritura të dënimit të atyre që kanë për të larë hesape me drejtësinë.

Shqipëria dje ka marrë një provim të stërvështirë dhe sot nuk ka më asnjë minutë për të festuar për atë çfarë u arrit sepse duhet nisur menjëherë nga të katër anët puna e gjatë e stërmundimshme për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit.

Dua të prek dhe aspektin politik të procesit në vijim. Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje të Shqipërisë dhe dëftesa me shumë peshë e kryerjes së detyrave të kësaj faze nuk u mjafton të gjithëve për të na e hapur rrugën pa na penguar dhe duke nxjerrë bishta të natyrës subjektive aty këtu nëpër shtete anëtare të BE.

Nuk është sekret, dihet botërisht dhe kjo që në disa vende ahnëtare ka individë, ka forca që le ta themi hapur as nuke  duan zgjerimin dhe as nuk e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit.

Jemi të përgatitur për të dëgjuar dhe çudira muajt që vimë sepse loja politike në këtë proces nuk është ndonjë shkencë e madhe për tu kuptuar. Sikundër dhe Shqipëria nuk është ndonjë fuqi e madhe për të mos u trajtuar nga individë apo forca të tilla si top për lojëra të brendshme politike andej-këtej. Por këto janë politika krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi, vendosmërinë e argumentave rast pas rasti dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën pak më të lehtë këtë punë jo të lehtë”, tha Rama.

Hetimi i Tahirit

Kryeministri Edi Rama dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini ndodhen në konferencën e përbashkët për median

“Është shumë e rëndësishme që të arrijmë të shpjegojmë që në procesin e Saimir Tahirit kuvendi dhe shumica qeverisë zbatoi në frymë dhe në gërmë gjithcka që Komisioni i Venecias nënvizoi lidhur me rastet kur një komision i posacëm në parlament thirret në detyrë për të trajtuar çështjen e arrestit apo masave të parashikuara për një deputet.

Mirëpresim që Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë të vetme dhe prokuroria e krimeve të rënda është larg shumë larg së qeni një trup që mund të konsiderohet e influencueshme nga cdo kush qoftë.

Së treti e thashë dhe e përsëris është gjëja më e lehtë që të nxirren bishta dhe të nxirren alibira e të krijohen pseudoargumente përballë faktit se Shqipëria i ka bërë një për një detyrat dhe ka marrë dëftesën nga Komisioni më i pamëshirshëm në Europë, që është KE. Ai shikon një për një zbatimin e detyrave. Në këtë aspekt kemi bërë detyrat tonë”, tha Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *