Konfirmohen 3 raste me variantin britanik të koronavirusit në Kosovë

Kosovë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj në konferencë për media ka thënë se nga 30 mostrat që kanë dërguar për analiza në Gjermani, tri prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra tri mostra kanë rezultuar pozitive në testimin preliminar në variantin B117”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se ky variant është raportuar për herë të partë në Britaninë e Madhe.

Zemaj ka shtuar se situatën epidemiologjike jemi duke e monitoruar në vazhdimësi dhe paraqitet stabile dhe e qetë.

Në anën tjetër drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se janë duke u hulumtuar kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të coronavirusit./Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *