Korçë, një i ri gjendet i vdekur në një banesë të braktisur

Kronike Lajme Provinca

Një i ri është gjetur i vdekur në qendër të Korçës. Viktima është një person rreth 30 vjeç, i cili dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.

Viktima është gjetur i pajetë në afërsi të Pedonales në një godinë të braktisur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të transportuar trupin e të riut në morg nga ku edhe pritet të kryhet autopsia.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.

U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *