Korea: Bisedime paqeje dhe çarmatim atomik

Botë Kryesore Rrotull

Ky mund të jetë fundi i ndarjes: pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut, Kim dhe homologu i tij koreanojugor Moon u shprehën për çarmatim. Të dyja vendet janë të gatshme që të flasin edhe për dhënien fund formalisht luftës.

Korea-Gipfel 2018 (Reuters)

Koreja e Veriut dhe e Jugut synojnë të arrijnë një marrëveshje paqeje dhe shprehen në mbështetje të çarmatimit bërthamor të Koresë, siç del nga një deklaratë e përbashkët. Pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un konfirmoi vullnetin e tij për një reduktim të plotë të programit të tij bërthamor. Kimi dhe presidenti i Koresë së Veriut, Moon Jae nënshkruan në takimin e tyre të parë të nivelit të lartë në zonën kufitare Panmunjom një deklaratë përkatëse.

Mooni foli për një “epokë të paqes”. Koreja e Jugut dhe e Veriut konfirmuan synimin e tyre që t’u japin fund akteve armiqësore në vend, në tokë dhe në ajër kundër palës tjetër. Familjet e ndara do të bashkohen sërish. Që nga 1 maji do të hiqet dorë nga të gjitha veprimet armiqësore, duke përfshirë mesazhet me altoparlant në kufi dhe përhapjes së fletëvolanteve në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ). Presidenti i Koresë së Jugut do ta vizitojë Korenë e Jugut po këtë vit për një takim tjetër të nivelit të lartë.

Perspektivë për paqen për herë të parë pas dekadash

Kim Jong Un dhe Moon Jae-in mbjellin një pemëKim Jong Un dhe Moon Jae-in mbjellin një pemë

Me këtë hap ekziston për herë të parë prej dekadash perspektiva për paqe në rajon. Kim Jong Uni është udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që e viziton Korenë e Jugut që prej fundit të luftës, 65 vjet më parë. Në kufi në Panmunjomin atë e priti Presidenti i shtetit Moon, pastaj ai kaloi kufirin për në jug. Pas një gjesti përkatës të Kimit kaluan të dy, dorë për dorë, disa hapa përtej kufirit në territorin e Koresë së Veriut, për t’u kthyer në fund së bashku sërish në jug. Më vonë, të dy kryetarët e shteteve mbollën një pemë.

Kimin e shoqërojnë në vizitën e tij të nivelit të lartë jo vetëm e motra Kim Yo Jong dhe pesë anëtarë të Byrosë Politike, por edhe dy ushtarakët e nivelit më të lartë koreanoveriorë, ministri i Mbrojtjes Pak Yon Sik dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Ri Mong Su. Kimi shkroi në librin e mysafirëve të Koresë së Jugut: “Tani nis një epokë e re, një epokë e paqes.”

Që prej fundit të luftës së Koresë (1950-1953) në gadishull ekziston vetëm një armëpushim, zyrtarisht të dyja shtetet koreane ndodhen në gjendje lufte. Që prej fundit të luftës në vitin 1953 kjo është hera e tretë që kryetarët e shteteve të të dyja shteteve takohen për një takim të nivelit të lartë në një tryezë. Dy takimet e mëparshme në qershor 2000 dhe në tetor 2007 u zhvilluan në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian.

Reagimi i Trump

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi sot në Tweeter lidhur me takimin historik mes dy Koreve, duke shkruar: “Lufta Koreane po merr fund”.

Presidentët e dy Koreve ranë dakord të çlirojnë gadishullin nga armët bërthamore, por nuk ofruan asnjë hollësi për hapat që do të merren për të arritur këtë synim.

“Shtetet e Bashkuara dhe i gjithë populli i saj i madh duhet të jenë shumë krenarë për atë që po zhvillohet tani në Kore! ” shkruante zoti Trump. “Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë,” shkruante ai të premten në mëngjes.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të së premtes ndërmjet udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dy vendet konfirmuan synimin e tyre për të siguruar “një gadishull korean të lirë nga armët bërthamore”.

Në takimin e parë, në më shumë se një dekadë, të dyja palët thanë se do të kërkojnë një marrëveshje për të vendosur paqen e përhershme dhe të qëndrueshme në gadishull.

Bisedimet ndërmjet dy udhëheqësve ishin “serioze dhe miqësore” thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Jugu citoi udhëheqësin e Koresë së Veriut të ketë thënë se “ne duhet ta vlerësojmë këtë mundësi në mënyrë që plagët midis Jugut dhe Veriut të shërohen”.

Më herët të premten, Kim shprehu interesimin për të vizituar Korenë e Jugut dhe rezidencën presidenciale, Blue House.

Kjo është hera e parë që një anëtar i dinastisë Kim, shkel në jug që nga fundi i luftës së Koresë në vitin 1953.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të enjten vonë, pak pasi dy udhëheqësit shtrënguan duart.

“Ne shpresojmë që bisedimet do të arrijnë përparim drejt një të ardhmeje paqësore dhe përparimi për tërë gadishullin Korean. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me aleatin tonë, Republikën e Koresë dhe shpresojmë që diskutimet e vazhdueshme të jenë në funksion të përgatitjeve për takimin e planifikuar midis Presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un, në javët e ardhshme”.

Kim dhe presidenti Trump, pritet të takohen në maj ose në qershor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *