Koronavirusi i la jashtë vendit! Rama: Me Metën po bëjmë planin si të rikthejmë shqiptarët në atdhe

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet rikthimi në atdhe i të gjithë shqiptarëve që kjo situatë lufte i ka gjetur jashtë.

Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin në këshillin e sigurisë e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intensiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës që mbulon transportin dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 shtetas dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat që nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë. Përdorni këtë kanal urgjence. Ka një numër të konsiderueshëm të atyre 7431 që ishin para pak, që janë shqetësimet dhe kërkesat që vijnë nga ata që janë matanë kufijve pa dëshirën e tyre.

Më i madh numri ndodhet në Itali, kemi pasur një situatë pak të veçantë, se ka kusht për të bërë testime për të nxjerrë jashtë të huajt, por në fund është kapërcyer, jemi gati të përgatisim tërheqjen e tyre në Itali, Kroacinë 341 persona, që mund të vijnë në rrugë automobilistike. Nuk është Kroacia mbrapa diellit. 114 janë në Angli,  Zvicra 77, Spanja 70 dhe Greqia 45. Janë një sërë vendet të tjera që kanë numra më të vegjël. Nga Spanja kemi tërhequr 52, 114 nga Gjermania, 110 nga Rumania, 45 nga Bullgari, 22 nga Franca, 33 nga Emiratet e Bashkuara” tha Rama.

Shqetesimi per shqiptaret e mbetur jashte u ngrit ne mbledhjen e dy diteve me pare ne Keshillin e Sigurise Kombetare te thirrur nga presidenti Meta.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *