Koronavirusi vijon të marrë përditë jetë njerëzish. Listës së personave të prekur direkt nga kjo sëmundje vdekjeprurëse i është shtuar edhe aktori i humorit Gentian Zenelaj, i cili ka humbur babin nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë”.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 318 raste të reja pozitive në 1508 testime të kryera, ndërsa 577 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid.
Ndërkohë 11 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë
Postimi i Zenelajt
Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj.pas një beteje të gjatë me Covid 19.ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju.Zoti ju Bekoftë .