Koronavirusi, mjeku Koni: Gjendja serioze, masat që duhet të marrë qeveria

Shëndeti Slider kryesore Të tjera

Nga Artan Koni

COVID19…gjendja eshte serioze, por s’ka vend per panik.

Bota eshte pushtuar nga frika e coronavirusit, nje semundje relativisht e lehte e cila ngjan me gripin. Arsyeja pse shume shtete po alarmohen dhe po marrin masa ekstreme eshte sepse ky eshte nje virus i ri, nje virus me te cilin askush nuk ka psur kontakt me pare…rrjedhimisht, askush nuk ka imunitet ndaj kesaj semundjeje. Eshte e vertete qe ky virus ka vdekshmeri te ulet, biles shumica e njerezve te cilet e marrin virusin, e kalojne me simptoma te lehta. Eshte pikerisht kjo arsyeja pse ky virus po perhapet me shpejtesi ne te gjithe boten.

Ajo shumice njerezish te cilet e kalojne lehte, eshte veshtire te evidentohen…sepse nuk mund t’i besh analiza gjithe popullesise…duke qene veshtire evidentimi, keta njerez me virus por pa shqetesime te renda, vijne verdalle neper qytet duke perhapur semundjen tek te tjeret.

Dmth, duke qene semundje e lehte, perhapet me shpejt, rrjedhimisht, perhapet me shume te ajo shtrese e popullesise e cila ka imunitet te dobet…ajo shtrese e cila ka vdekshmeri te larte nga ky virus.

Bazuar ne keto arsye, shume vende te botes kane zbatuar modelin e karantines, nje metode efikase per zvogelimin e perhapjes se semundjes ne nje zone te caktuar. Karantina nuk deshirohet nga asnje qeveri, normalisht. Karantina do te thote renie te ekonomise, kolaps ne shoqeri, pezullim i disa sherbimeve te caktuara…

Nuk eshte e lehte te marresh masa te cilat do demtojne ekonomine e nje shteti, por une mendoj se jeta e njeriut vlen me shume se cdo humbje ekonomike. Me te vertete do humbasim disa leke, do privohemi nga disa sherbime…por do kemi parandaluar vdekjen e shume njerezve.

Vijme te rasti i Shqiperise sone…me kete shpejtesi perhapjeje globale, eshte ceshtje ditesh ardhja e virusit ne Shqiperi…ne mos ka ardhur qe tani qe flasim. Ardhja e virusit nuk do te thote qe do kemi te semure qe diten e pare, sepse virusi ka nje periudhe inkubacioni mesatarisht 7-10 dite (periudha e inkubacionit eshte koha nga marrja e virusit deri ne shfaqjen e simptomave). Keshtu qe llogjikisht, duhet te monitorohen me kujdes njerezit te cilet vijne nga zona ku jane konfirmuar tashme rastet me coronavirus.

Ne kete aspekt, monitorimi i personave te cilet vijne nga jashte duhet te behet ne menyre strikte, jo thjesht duke i matur temperaturen ne balle atyre qe zbresin nga trageti psh. Duhen pergatitur zona te caktuara karantine, zona te cilat duhet te behen publike, Njerezit duhet ta dine ku do shkojne dhe si do procedohet me ta ne keto zona karantine. Duhet krijuar nje staf i caktuar personeli mjekesor, punonjesish sociale dhe punonjes te rendit te cilet duhet edhe te trajnohen per kete detyre te re…dhe me e rendesishmja, te bashkerendojne detyrat me njeri-tjetrin.

Per rastet qe do shfaqen ne Shqiperi me coronavirus (dhe te jeni te sigurte qe do shfaqen), qeveria duhet te jete sa me transparente, duke informuar popullesine dita dites per masat e marra. Qeveria nuk duhet ta shohe transparencen ndaj publikut si nje rrezik per perhapje paniku. Perkundrazi, terri informativ mendoj se krijon me shume panik. Kjo eshte edhe arsyeja qe vendet e zhvilluara i raportojne menjehere rastet me kete semundje.

Stafi mjekesor ne spital eshte grupimi me i rrezikuar ndaj ketij virusi, keshtu qe duhet te shtohen masat e sigurise ne te gjitha spitalet e vendit. Maskat nuk vlejne per popullaten ne pergjithesi, por personeli mjekesor e ka te domosdoshme perdorimin e maskes. Personat te cilet shfaqin simptomat e ketij virusi, normalisht duhet te shkojne ne nje pike te percaktuar nga shteti per tu ekzaminuar, jo te shkojne ne polikliniken e pare ose spitalin e pare qe ju del perpara…sepse keshtu perhapet akoma me shpejt semundja.

Prandaj eshte shume e rendesishme qe qeveria te ngreje pika kontrolli neper rrethe te ndryshme, pika te cilt te perdoren per te seleksionuar rastet qe realisht kane kete virus dhe nuk kane nje grip te thjeshte psh.

Kjo ishte per sa i perket masave qe duhen marre nga nje qeveri e pergjegjshme, ka edhe disa masa qe duhen marre nga secili prej nesh:

-lani shpesh duart
-mos vini doren kur te teshtini, mund te ngrini brrylin ose mund te perdorni nje facolete, te cilen duhte ta perdorni vetem 1 here.
-evitoni ambjentet e mbipopulluara. Eshte e veshtire t’i thuash nje punonjesi i cili sapo ka dale i lodhur nga puna “mos hip ne autobuz”, por keto jane masa te nevojshme per parandalimin e perhapjes.
-evitoni udhetimet ne qytete te tjera.
-nese jeni personel mjekesor, perdorni maska.
-mbani nje distance rreth 2-3 metra me njerezit e tjere, sepse kjo konsiderohet nje distance e sigurte ndaj perhapjes se virusit.

Si perfundim dua t’ju kujtoj se kemi rreth 650 mije te moshuar ne Shqiperi, e cila eshte mosha me e rrezikuar nga ky virus… nuk jane te botes, jane nenat e baballaret tane. Masat qe duhen marre jane te veshtira e te kushtueshme…por jeta e njeriut eshte gjeja me e shtrenjte ne kete bote.

Mos harroni qe paniku dhe ankthi e dobeson sistemin tone imunitar, sistem i cili eshte mbrojtja me e mire qe kemi ndaj ketij virusi. Prandaj mos beni panik…por gjithashtu mos e konsideroni kete situate me pak serioze sec eshte realisht !!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *