Koronavirusi/ Në Itali 12 të vdekur, edhe 4 minorenë të infektuar. Ne Selanik shfaqet rasti i parë

Botë Rrotull

Koronavirusi u ka marrë jetën 12 personave në Itali. Katër viktimat e fundit janë të moshuar,tre në Lombardi dhe një në Veneto. Ndërkohë mbi 374 njerëz të tjerë janë të infektuar, rreth njëqind më shumë sesa të hënën. Ndërkohë virusi nga veriu, ku ishte dhe zona e shpërthimit, ka mbërritur në jug, në Siçili, dhe në dy rajone të tjera, Liguria dhe Toscana. Regjistrohet viktima e parë në Emilia Romagna.

Bilanci në 9 rajone të Italisë është: 259 raste duke përfshirë katër fëmijë nga të cilët 2 prej kanë dalë nga spitali ndërsa 2 të tjerët po kurohen në spital, me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 vdekje në Veneto, 27 raste me 1 viktimë në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toscana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut. Pritet konfirmimi i një pozitivi në Marche.

Veç Italisë një tjetër shtet fqinj konfirmoi zyrtarisht raste me koronavirus.

Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus. Ajo është një grua 38 vjeçare nga Selaniku e cila së fundmi kishte udhëtuar në veri të Italisë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gruaja raportohet se është në gjëndje të mirë shëndetësore ndërsa të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të janë izoluar në mënyrë vullnetare

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *