Koronovirusi/ BE po konsideron mbylljen e kufijve, nëse përshkallëzohet përhapja

Botë Rrotull

Një zyrtar i shëndetësisë kroate është shprehur se mbyllja e kufijve të BE-së është një mundësi nëse përshkallëzohet përhapja e koronavirusit.

Nga ana tjetër, autoritete botërore shprehen se në masë e tillë nuk është akoma e nevojshme.

Vili Beroš, ministri i shëndetësisë kroate, foli në një konferencë para takimit të ministrave të shëndetësisë së BE-së.

Vili Beroš: Situata duhet të monitorohet çdo orë. Sigurisht, nëse epidemia përshkallëzohet, ne do të ndërmarrim hapa të tjera dhe nëse është e nevojshme edhe mbylljen e kufirit. Këtë gjë do ta diskutojmë në raport me ligjet kombëtare.

Ndërkohë, sipas Stella Kyriakidou, komisioneres evropiane për shëndetin dhe sigurisë ushqimore tha se nuk ka nevojë për masa të tilla për momentin.

Stella Kyriakidou: OBSH ka qenë e qartë duke thënë se nuk ka nevojë për momentin për masa të tilla në raport me udhëtimin dhe tregtinë me vendet e infektuar. Besoj se shtetet anëtare do t’i qëndrojnë kësaj. Sigurisht, këto vendime i përkasin shteteve anëtare.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *