Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi/ Rama dhe Hahn flasin për herë të parë: S’duhet të cenohet stabiliteti

Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn janë pyetur nga gazetarët pas samitit informal në Durrës për debatet në lidhje me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Hahn tha se nuk do të pranohet asnjë vend në BE nëse ka probleme dhe se nuk duhet te cenohet stabiliteti i rajonit.

“Nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe. Çdo lloj marrëveshje dy palëshe nuk duhet të ndikojë stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar”- tha Hahn.

Ndërkohë Rama refuzoi që të japë një përgjigje të tijën, por tha se është dakord me ato që tha Hahn.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *