Kosova heq taksën me Serbinë e hap kufijtë

Kosovë Kryesore Rajon Rrotull Slider kryesore

Qeveria e Kosovës merr vendimin për heqjen e taksës 100 përqind me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga qeveria e Kosovës që njoftohet nga vetë kryeministri Albin Kurti.

U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

“Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, shprehet Kurti në Facebook.

Ndërsa nuk dihet se cilët janë ministrat që kanë abstenuar, por burimet pohuan se ministrat e LDK nuk kanë marrë pjesë.

Ky është vendimi që duket se ploteson kërkesën e ndërkombëtarëve dhe te LDK, partia e koalicionit që ka kërkuar heqjen e taksës veç rikthimin e ministrit tç Brendshëm të shkarkuar.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *