Kotzias 3 orë në Tiranë, bisedime me Bushatin

Politikë

Ka zgjatur tre orë takimi i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sot në Tiranë.

Kryediplomati grek mbërriti në Tiranë në mesditë në kuadër të një vizite të shkurtër në Tiranë.

Në orën 12:16 minuta Kryediplomati grek u prit nga ministri Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të kenë qenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.

Sot në mëngjes edhe ministria e Jashtme greke njoftoi për takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati. “Bisedimet e dy ministrave do të fokusohen në shqyrtimin e hapave të mëtejshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve dypaleshe” 

Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh. Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia.

Ende me pikëpyetje mbetet data e vizitës së kryeministrit grek, Tsipras, në Tiranë, vizitë gjatë të cilës kryeministri Rama ka deklaruar se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vjenës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *