Kotzias dorëzon detyrën: Greqia gati të zgjerojë ujërat territorialë me 12 milje me Shqipërinë

Kryesore Lajme Politikë

Nikos Kotzias, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i ministrit të jashtëm në Greqi, ka dorëzuar sot detyrën te kryeministri Alexis Tsipras.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës Kotzias tha se Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare.

Në njoftimin për mediat, thuhet se zgjerimi prej zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon – ku bën pjesë edhe Otonoi, – deri në Antikythera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit dhe Kretës.

“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese (më i madhi i të cilit është ai i Rodosit)”, tha Kotzias, duke shtuar se dekretet presidenciale janë gati.

Konventa UNCLOS i jep të drejtë cdo shteti për të deklaruar në OKB deri në 12 milje det territorial përsa kohë kjo mund te  lejohet nga shtrirja gjeografike. Në kushtet kur shtetet kanë mes tyre më pak se 24 milje det territorial, atëherë ndarja bëhet bazuar ne të drejtën ndërkombetare duke bere korrigjimet e nevojshme sipas konfigurimit te bregdetit dhe rrethanave te vecanta.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë për “Balkanweb” se “Parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur deti territorial i një shteti nuk mbivendoset me detin territorial të shtetit fqinj ku distanca është më e vogël se 24 milje”.

Nisur nga kjo duket qartë se Çështja e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare e cila ia njeh kete mundësi te gjithe shteteve, ashtu sic edhe Shqiperia e ka bere nje gje te tille prej vitesh. Por distanca e 12 miljeve nuk zbatohet ne gjirin e Sarandes apo ne zonat e tjera te detit territorial mes dy vendeve, pasi distanca ne keto zona eshte nen 12 milje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *