Kovaç shkarkohet nga Bayern, 9 emrat që përfliten si trajnerë nga Murinjo te Allegri

Kampionati Boteror Sport

Bayern Munich ndërpreu bashkëpunimin me ekspertin kroat Niko Kovaç pas disfatës së thellë 5:1 kundër Eintracht Frankfurt në ndeshjen e javës së 10-të të Bundesligës.

“FC Bayern Munich dhe kryetrajneri i tij Niko Kovaç kanë ndërprerë bashkëpunimin me pëlqim të ndërsjellë. Kjo ishte rezultat i bisedimeve mes Niko Kovaç të dielën me presidentin e klubit Uli Hoenes, drejtorin e Përgjithshëm Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtorin sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidziç, gjatë së cilës Niko Kovaç ofroi dorëheqjen e tij”, thuhet në deklaratë të publikuar në ueb faqen e klubit. Lajmi u be e ditur nga presidenti Rumenige.

Ndihmësi i trajnerit Hansi Flick do të marrë përsipër skuadrën e parë të FC Bayern deri në njoftimin e mëtutjeshëm dhe të përgatisë ekipin për ndeshjet e rëndësishme në Champions League kundër Olympiacos të Mërkurën dhe Borussia Dortmund të Shtunën.

“Tani po pres një zhvillim pozitiv nga lojtarët tanë dhe një dëshirë absolute për të performuar në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona për sezonin,” tha drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.

Pasi fitoi shtatë titujt e fundit të ligës, Bayern Munich ka pasur disa paraqitje zhgënjyes duke fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në Bundesligë këtë sezon. Bavarezët kanë mbledhur 18 pikë dhe qëndrojnë katër pikë pas liderit të tabelës Borussia Monchengladbach.

Por me largimin e Kovac ne skene kane dale disa emra si Jose Murinjo, Arsen Venger apo trajneri i Ajaksit, Eric ten Hag. Nje tjeter emer qe perflitet eshte ish trajnerit te Juventusit Massimiliano Allegri. Por Dojce Velle shkruan se rrotull sillet dhe Jup Henks.

Murinjo 6 kandidatet e tjere

Përvoja na ka treguar se Jose Mourinho është një mjeshtër në të thënë diçka por pa e shprehur atë në të vërtet.

Merrni përgjigjen e tij të llogaritur, kur e pyetën në prill nëse ai do të pranojë një ofertë nga Bayern Munich për t’u rikthyer në menaxhim.

“Unë e respektoj Niko Kovac pasi respektoj shumë kolegë të mi, kështu që nuk mund t’i përgjigjem kësaj,” tha Mourinho.“Mund të them vetëm se Bayern është një klub gjigand”. Portugezi nderkohe ka nisur te mesoje gjermanisht. Kandidate te tjere per drejtuar kete super ekip nuk jane te paket.

Trajneri i Ajaksit ka nje kontrate qe i mbaron ne 2022, por mediat gjermane theksojne se nuk mund t’i rezistonte dhe t’i thoshte jo ofertes se Bajernit. Ndersa Venger dhe Allegri aktualisht jane pa ekip. Per ish-trajnerin e Arsenal kontrate mund te jete e shkurter ne kohe, nisur edhe nga fakti se ai eshte 70 vjec. Ndersa Allegri shkon ne Gjermani, ai mund te jete i treti trajner italian pas Trapatonit dhe Ancelotit.

Emra te tjera jane Poketino i Totenham, Tuhel i PSG, Ralf Rangnick ish drejtues e trajneri i Lajpzig.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *