Kovaç, trajneri i ri i Bayern Mynih

Sport

Niko Kovaç do të bëhet trajneri i ri i Bayern Munich në vend të Jupp Heynckes, i cili do të largohet nga klubi kampion i Gjermanisë në fund të sezonit, njoftojnë e përditshmja “Bild” dhe e përjavshmja sportive “Sport Bild”. Ish-profesionist i Bayernit, Niko Kovaç, i moshës 46 vjeç dhe i lindur në Berlin nga prindër kroatë, vazhdon ende kontratën me klubin e Frankfurtit deri në 2019, por sipas të përjavshmes, ai do të përdorë një klauzolë për largim të parakohshëm. Ai njoftoi dje vendimin për zyrtarët e Frankfurtit, sipas Kicker.

 “Bayern, i kurorëzuar para kohe kampion i sezonit të shtunën e kaluar, mund t’i japë 2,2 milionë euro Frankfurtit në këmbim”, sipas të njëjtit burim. Sipas “Bild”, Kovaç, që është një mik i afërt i drejtorit sportiv të klubit bavarez, Hasan Salihamixhiç do t’i bashkohet Munich me vëllain e tij Robert që do të jetë asistenti i tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *