KPK akuzon prokurorin se ka fshehur pasurinë. Nela: Nuk i kam llogaritur mirë

Kronike Kryesore shtojca

 

Prokurori i Rrethit Tiranë, Arben Nela ka dalë sot para komisionit të vettingut për të dhënë llogari mbi të shkuarën e tij profesionale dhe pasurinë e tij. Relatorja e KPK-së në raportin e saj ka konstatuar se Nela nuk justifikon pasurinë e tij dhe  se ka mospërputhje të deklarimeve të pasurisë për një apartament. Sipas saj ai nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare për të justifikuara pasuritë e paluajtshme që ka.

Por duke folur para komisionit, vet Nela ka hedhur poshtë këto konstatime, duke theksuar se nuk ekziston asnjë fakt që ai të ketë fshehur pasurinë.

“Nuk kam fshehur pasuri, nuk i kam llogaritur mirë. Nuk ekziston asnjë fakt që unë të kem fshehur pasurinë”, tha Nela.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *