KQZ i përgjigjet kryebashkiakëve të PD: Mos cenoni KZAZ-të! Reagon Zguri: Nuk është qëndrimi im

Kronike Lajme

“Lufta” ka filluar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas kërkesës që kryebashkiakët e djathtë për heqjen e listave të votimit nga ambientet publike si dhe lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e votimeve, ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

Në një deklaratë për mediat, Hoxhaj thotë se kërkesat e bashkive të opozitës janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor

Drilona Hoxhaj: Sot, kryetaret e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive.

Gjithashtu, edhe kryetarët e bashkive Peqin dhe Përrenjas, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave nuk po lejojnë KZAZ-të të ushtrojnë detyrat e tyre në ambjentet e selive të KZAZ-ve apo VNV-ve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Hoxhaj thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sjell në vëmendje të kryetarëve të bashkive se KZAZ-të, në respektim të përcaktimeve të nenit 33 të Kodit Zgjedhor, janë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor në Bashkitë përkatëse sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ.

Drilona Hoxhaj: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen  e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Por i menjehershem ka qene reagimi i kryekomisionerit te KQZ-se, Klement Zguri, cili ka deklaruar se qendrimi i mbajtur nga zedhenesja e KQZ-se nuk eshte i tiji.

“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta”, ka thënë Zguri për RTV Ora.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *