Kreu i “FBI” shqiptar ja 8 rivalët

Kronike Lajme

Tete kandidate mbesine per ne garen e kreut te BKH. Sipas njoftimit per median ato do t’i nenshtrohen testit te makines se te vertetes.

SPAK ka bere njoftimin e meposhte per kete proces, duke lene jo 6 po 8 konkurrente.

Njoftimi

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

  1. Aida Veizaj
  2. Ardian Çipa
  3. Artur Beu
  4. Ervin Hodaj
  5. Gentjan Shehaj
  6. Lindita Nushi
  7. Idajet Faskaj
  8. Ylli Pjetërnikaj

Drejtues i Prokurorisë së Posaçme

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *