Kreu i ILDKP jep alarmin: Në 2019 mbetemi pa gjykatë Apeli, do ikin 50% e gjyqtarëve

Kronike Kryesore Lajme

Para Komisionit të Ligjeve ku prezantoi raportin 1-vjetor të punës së institucionit që ai drejton, kryetari i Inspektoratit lartë të deklarimit dhe kontrollit pasurive, Shkëlqim Ganaj, thotë se nga kontrolli 800 gjyqtarë dhe prokurorëve, rezulton se mbi 50% e tyre kanë probleme me pasurinë dhe pritet që të shkarkohen nga vettingu.

“Rezulton që 50% e tyre të kenë probleme, qoftë për fshehje të pasurive, qoftë për deklarime të rreme, qoftë për raste të konfliktit të interesit. Është një numër shqetësues, jashtëzakonisht i lartë. Vetëm për pjesën e pasurisë, aq sa ne jemi të lejuar të bëjmë, shifra është arritur te 50.1%”, tha Ganaj.

Kjo shifër mund të jetë edhe më lartë nga kontrollet shtesë që ushtrojnë organet e vettingut, pohoi më tej kryeinspektori. Bazuar mbi të dhënat që disponon, Shkëlqim Ganaj tregoi se vitin e ardhshëm, sistemi i drejtësisë rrezikon një ngërç edhe më të madh.

“Pjesa e gjyqtareve të Apelit është pjesa me përqindjen më të lartë të problematikës. Duke parë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj që vitin tjetër ne do të jemi edhe pa Gjykatë Apeli me këtë trend, që të paktën duket nga të dhënat e para”, theksoi më tej Ganaj.

I pyetur se përse rezultatet e ILDKPKI-së nuk janë përputhur gjithmonë me ato të organeve të vettingut, Ganaj tha se për shkak të limiteve ligjore, Inspektoriati është shumë më i kufizuar në kontrolle sesa KPK-ja.

“Inspektoriati është i kufuzuar në atë që bën, ata janë të pakufizuar. Ne mund të kontrollojmë vetëm në pak kohë, ata nuk kanë as kufi kohor”, tha ai.

Ganaj tha se pasuritë e njerëzve të drejtësisë do të vijojnë të jenë prioritet i ILDKPKI-së edhe gjatë vitit 2018, ku pas Apelit, fokusi pritet të kalojë te Shkalla e Parë e Gjyqësorit.

GanajNe si institucion jemi të kufizuar në mjetet e kërkimit dhe me ligj. Duke qenë se te ne ka arritur shifra 50%, më tej duke marrë në konsideratë edhe dy aspekte të tjera, atë profesional dhe të figurës, vetëm tek ne për pjesën e pasurisë, shifra ka arritur 50.1 për qind.

Kreu i ILDKPKI-së foli për Spiunët brenda kompanive private apo zyrave shtetërore, të njohura me ligj si “sinjalizuesit” duke theksuar se tashmë kanë filluar të funksionojnë, por niveli i denoncimeve ngelet i ulët. Janë 163 njësi spiune në shtet, dhe 446 njësi spiune në kompanitë private me mbi 100 punonjës por gjithsej gjatë një viti janë sinjalizuar vetëm 8 raste të dyshimta.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *