Kreu i KLSH-së, PS i kërkon Metës emrin e Anastas Angjelit

Kryesore Lajme Politikë

Mazhoranca kërkon emrin e deputetit të saj, të socialistit Anastas Angjeli për t’u caktuar në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një sinjal i tillë i është dhënë nga kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja gjatë një interviste televizive në Report TV. Manja tha se maxhoranca do votojë atë propozim që përmbush kriteret ligjore.

I pyetur nëse shumica do votonte deputetin Anastas Angjeli, nëse emri i tij do shkonte si dekret i kreut të shtetit, Manja tha se ai i plotëson të gjitha kriteret. “Ne i qëndrojmë zbatimit të kushteve dhe kritereve që ka përcaktuar ligji. Nëse kandidatura do të plotësojë kushtet dhe ka cilësitë e duhura profesionale dhe morale, integritetin e duhur, pse jo maxhoranca është e hapur për këtë lloj luajaliteti mes presidentit dhe qeverisë. Z.Angjeli është doktor i fushave ekonomike. I plotëson të gjitha kriteret”, theksoi Manja.

Mazhoranca i ka rrëzuar presidentit Meta dy kandidaturat e paraqitura nëpërmjet dekreteve për emrat Bahri Shaqirit dhe të Vitore Tushajt. Arsyeja ka qenë se ata nuk u përmbushnin kriteret. Por në listën e kandidatëve që ka shprehur interes është edhe deputeti i PS-së, Anastas Angjeli, i cili ka paraqitur kërkesën për të qenë drejtues i KLSH-së. Sot u dha sinjali i parë që PS-ja dha në adresë të presidentit, përpara nxjerrjes së dekretit të tretë të Metës për kreun e KLSH-së. Tashmë pritet për t’u konfirmuar nëse jo është vetëm një deklaratë personale e Manjës apo dëshirë e lidershipit të PS-së.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *