Kreu i SHISH, 3 orë në pyetje, ja çfarë u pyet nga deputetët

Lajme Politikë shtojca

Drejtori i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo ka raportuar ditën e sotme për 3 orë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Bendo është pyetr për ekzistencën e një raporti sekret të përgatitur nga SHISH, për 124 drejtues të lartë policie të përfshirë në mbjellje e trafik droge.

Kreu i komanduar i SHISH, Bendo mësohet se as  nuk e ka pohuar apo mohuar ekzistencën e këtij raporti, duke lënë të mendohet se diçka e tillë ekziston dhe është e vërtetë. Gjatë raportimi të tij, Helidon Bendo është pyetur edhe për influencat ruse në Shqipëri. Ai e ka mohuar të ketë influenca të qarta ruse, por ka tendenca të tilla në vendin tonë.

Po ashtu kreu i SHISH u pyet në lidhje politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogat e tjera. Bendo nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë, por thotë se sfida me narkotikët është prioritet.

Deputetët mësohet të jenë shprehur se Bendo ka dhënë përgjigje prej “delfini” ndaj pyetjet u përsëritën dhe mbledhja u zgjat.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *