Krim pasioni në Kavajë, vritet një person, plagoset polici i burgjeve

Provinca

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një krimi për pasion në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 pas mesnate në banesën e shtetases M.Q, në lagjen numër 2 të qytetit

Efektivi i policisë së burgjeve Bledar Toci 36 vjeç po qëndronte në banesën e gruas së martuar por me burrin emigrant në Itali, së bashku me dy persona të tjerë.

Dritan Haxholli, sipas Ora NEWS, kishte lidhje intime me M.Q është informuar rreth këtij fakti dhe është nisur drejt banesës me kallashnikov.

Sapo është futur brenda ka qëlluar drejt policit duke e plagosur. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistoletën e shërbimit, duke e qëlluar në qafë.

Haxholli ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Rreth orës 00.40, në lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve. Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje” njoftoi policia.

Bledar Toci ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku mëosohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se policia ka ushtruar kontroll në banesën e policit Toci dhe të vëllait të tij, ku ka gjetur tetë doza hashash. ORA NEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *