Krimi makabër, djali vrasës: Ata nuk janë prindërit e mi

Kronike Kryesore Lajme

Peshkopia u trondit sot nga ngjarja e rëndë, ku i biri vrau prindërit pas një sherri për hotelin te ‘Llixhat’. Pas ngjarjes ai është arrestuar nga policia, ndërsa ka dhënë dëshminë e parë para grupit hetimor. Në kushte të rënda psikologjike ai mësohet se ka mohuar vrasjen. Qemal Sela ka deklaruar se dy personat që ka vrarë nuk ishin prindërit e tij.

“Ata që kam vrarë nuk janë prindërit e mi, pasi unë i njoh mirë”, dëshmia e Qemal Selës

Nisur nga fakti se ndodhet në kushte të rënda psikologjike, pritet që ai të transportohet për në spitalin psikiatrik në Shkodër. Ndërkohë që burime për Report Tv nga të afërmit e tij në Peshkopi theksuan se Qemal Sela kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor në Britani para se të kthehej nga Anglia.

Pas kthimit nga Anglia, ai pati një debat të fortë që kulmoi me vrasjen e prindërve; Flamur Sela 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe, banues në Peshkopi. Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen tmerrin për Report Tv, duke thënë se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale.

26-vjeçari Qemal Sela, i cili ekzekutoi sot me armë zjarri prindërit Flamur Sela 55 vjeç dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe pas një konflikti sapo ishte kthyer nga Anglia. Ndërsa nga një kërkim në faqen e tij në Facebook shihet se njërën prej fotove e shoqëronte me një status se punonte si ‘vrasës me pagesë’.

Fotoja e autorit te krimit dhe statusi ne Facebook se ‘punon vrases me pagese’

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *