Krimi në Kavajë, gjyshi Marsidës: Nuk e dinim që kishte probleme, e morëm vesh lajmin në media

Kronike Lajme

Gjyshi i Marsida Qatjas, në banesën e së cilës ndodhi krimi mëngjesin e sotëm, ka rrëfyer se nuk kishte dijeni që mbesa e tij kishte probleme.

Ai shtoi se nëse do e dinte do i dilnin të keqes para. Ndërsa shtoi se lajmin e mori vesh në media.

“E morëm vesh në media. Ishte e papritur. Nuk më ka thënë asnjëherë gjë se mund të kishte pasur konflikt. Nëse do ma thoshte do i dilnim të keqes përpara. Ajo jetonte vetëm. Ka fëmijët e burrit të parë dhe ka një djalë me burrin e dytë. Ai është në Gjermani.

Mund të ketë pasur por mund të ma ketë fshehur për të mos krijuar polemika. Është fëmija im. Mezi është rritur,”-tha i moshuari.

Si e keni mësuar ngjarjen?
Dëgjuam tek ‘News24’ se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por se dija se kush ishte. Ishte e papritur.
Kishte pasur kërcënime më parë Marsida?
Jo s’më ka thënë gjë. Se po ta dija, ndoshta do i dilnim kësaj të keqe përpara. S’më ka thënë gjë,

Jeni gjyshi?

Po gjyshi i Marsidës.

Me kë jetonte Marsida?
Vetëm me 3 fëmijët. Ka dy fëmijë nga burri i parë dhe 1 nga burri i dytë. Ka 3 vjet e martuar. Ai është në Gjermani. Di që ajo ka shkuar disa herë në Gjermani.

Ka pasur konflikte të mëparshme me viktimën? A e ka kërcënuar ndonjëherë? A e ka denoncuar?
Ajo mund të më jetë ruajtur mua për të mos krijuar këto polemika. Por mund të ketë pasur. S’më ka thënë.

Si i keni marrëdhëniet me Marsiden?
Si i kam marrëdhëniet?! Unë e kam rritur me sakrifica.

Si ndodhi vrasja?

Krimi për pasion ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavajë. Ngjarja ndodhoi rreth orës 00:40 pas mesnate në banesën e shtetases M.Q, në lagjen numër 2 të qytetit

Efektivi i policisë së burgjeve Bledar Toçi 31 vjeç po qëndronte në banesën e gruas së martuar, por me burrin emigrant në Gjermani, së bashku me dy persona të tjerë.

Burimet bëjnë me dije se po konsumonin alkool dhe drogë.

Dritan Haxholli, i cili kishte lidhje intime me Marsida Qatja është informuar rreth këtij fakti dhe është nisur drejt banesës me kallashnikov.

Sapo është futur brenda ka qëlluar drejt policit duke e plagosur. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistoletën e shërbimit, duke e qëlluar në qafë.

Haxholli ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Efektivi në pranga – Bledar Toçi është vënë në pranga lidhur me vrasjen e shtetasit Dritan Haxholli.

Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” dhe pse policia thotë se Toçi ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Viktima Haxholli mësohet se ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.

Policia gjithashtu ka arrestuar dhe vëllain e efektivit të burgjeve, shtetasin B. T., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit.

Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *