Jo të gjithë deputetët e maxhorancës kanë votuar pro dy ministrave të rinj të qeverisë Rama. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publik votimin në seancë plenare, ku rezulton se kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, ka dalë kundër linjës së Partisë Socialiste.
Por Taulant Balla tha në Open se kjo duhet të jetë një lapsus.“Nuk ka mundësi se Mimi ka qenë ulur me mua. Unë them që është një lapsus.”
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:
Eni Vasili: Mimi Kodheli ka votuar kundër për ndryshimet në qeveri. Kundër janë 4 vota, Alimadhi, Lita, Kodheli dhe Shtjefni.
Taulant Balla: Nuk kam asnjë koment, do të jetë ndonjë lapsus.
Eni Vasili: Mund ta konfirmoni për ne?
Taulant Balla: Nuk jam çentral. Do t’ua jap përgjigjen. Kam komunikim me të gjithë. Kam bërë mbledhje para votimit dhe sapo ta kem të qartë do t’ju sjell një përgjigje për këtë çështje.
Kujtojmë se Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër.