Kriza politike, nis takimi PD e PS, në tryezë edhe Hajdari

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ka nisur takimi mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore.herë të parë PD dhe LSI pranojnë të ulen në një tryezë me mazhorancën për reformën. Opozita përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi, i PD dhe Petrit Vasili nga LSI

Opozita i është bashkuar Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore që e kishte bojkotuar më parë.

Ndërkohë, në komision gjendet edhe opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari.\

Përmes një deklarate për shtyp, Lulzim Basha tha se Reforma Zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një kusht për integrimin e vendit.

3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takim
1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Pjesëmarrja

DAMIAN GJIKNURI
(Bashkekryetar i Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesues i Partise Socialiste)

OERD BYLYKBASHI
(Perfaqesues politik i Partise Demokratike)

RUDINA HAJDARI
(Bashkekryetare e Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesuese e opozites parlamentare)

PETRIT VASILI
(Perfaqesues politik i Levizjes Socialiste per Integrim)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *