Kriza politike, Rama dhe Meta “takohen” në Kosovë

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë sot bashkë në Prishtinë me rastin e ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Në këtë ceremoni marrin pjesë personalitete të mëdha, duke përfshirë edhe ish-presidentin Bill Clinton. Ndërkohë, përpos përplasjeve të ashpra së fundmi në këtë moment të veçantë për Kosovën nuk kanë munguar as dy liderët e Shqipërisë.

Ndërsa Rama duket i kapardisur me duart të kryqëzuara dhe syze dielli, i vëmendshëm ndaj fjalës së Hashim Thaçit, Meta nga ana tjetër duket se nuk e ka mendjen aspak tek fjalimi i presidentit të Kosovës dhe është kapur nga kamerat me kokën ulur në celular. Sakaq, nuk dihet nëse përpos takimit formal në këtë ceremoni mes dy liderëve do të ketë edhe një takim të ‘fshehtë’ që lidhet me krizën politike në Shqipëri. Në këtë ceremoni është edhe zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer. Nuk dihet nëse si Rama apo Meta mund të kenë marrë ndonjë mesazh për zgjidhjen e krizës, ndërsa përgjatë gjithë ceremonisë kryeministri Rama ka pas në krah zyrtarin e DASH.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *