Kroacia trondit rusët dhe Putinin, me penallti kalon në gjysmëfinale

Kryesore

Kroacia fiton nëpërmjet 11-metërshave dhe shkon në gjysmëfinale. 4-3 me gola në total me penalltitë, duke bërë qe kroatët tashmë të përsërisin historinë me Kroacinë e madhe të Davor Shuker, i cili tashmë është president i Federatës Kroate.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në rezultatin 1-1. Në shtesa më pas u shënuan dhe dy gola, fillimisht nga Vida i Kroacisë. Kur dukej se ballkanasit ishin drejt fitores, në minutën e 114-t shënoi Fernandez, i cili i ndez shpresat rusëve/

Gjuatja e penalltive  

Smolov humb penalltinë e parë, duke bërë që rusët të humbin shpresat e kualifikimit që në fillim.

Më pas radha i ka ardhur Brozoviç, i cili shënon. Ndërsa Fernandez, shënuesi i golit të barazimit 2-2, humb penalltinë, duke humbur rastin që të barazpeshojë e të shkojë përpara me 11-metërsh. Rezultati 1-1 me penallti.

Radha i vjen Modriç, gjuan Akinfev e pret, por çuditerisht topi shkon ne shtylle e me pas ne rrjete. 2-1 për Kroacinë.

Rradha i vjen Injaseviç dhe shënon, 2-2.

Vida i kroatëve shënon, më pas Kuziev nga rusët.

Fatin për në gjysmëfinale vendoset pikërisht nga këmbët e Rakitiç, i cili shënon penalltinë që i dërgon kroatët në gjysmë finale. Kroatët  fitojnë 4-3 me penallti dhe rusët duhet të kënaqen me këtë rezultat historik.

Kroatet do te perballen ne gjysmefinale me Angline.

 

993520140

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *