Kryebashkiakja Ademi: Fajtorë për rënien e Vllaznisë, trajnerët dhe lojtarët jo unë

Sport Vendi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka folur për herë të parë rreth rënies së Vllaznisë nga Superliga.

Ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Tonight” në “Star Plus TV”, dhe përveç çeshtjeve te tjera, ka folur edhe per futbollin. Presidentja e Vllaznise është munduar të shpjegojë atë çfarë ka ndodhur dhe të nxjerrë shkaktarët që çuan në atë dështim.

6 javë para se të mbaronte kampionati nuk kishte mobilizimin e duhur për ta arritur objektivin. Kur nuk mungojnë kushtet t’i mundesh, kur je i aftë t’i mund të arrish. Kam verifikuar se kishte probleme që lidheshin me mobilizimin dhe angazhimin e gjithsecilit. Kam bërë një takim me mediat dhe lojtarët për atë që ka lidhje me përgjegjësinë. Jam përpjekur që të siguroj të gjitha kushtet që edhe mendja ime të mos thoshte mungon kjo gjë.

“Administrata e bashkisë nuk luan futboll. Luajnë ata që kanë marrë përsipër të luajnë. Askush nuk priste dhe nuk donte që të kishte një tërheqje të teknicienteve apo edhe shumë lojyarëve që për shkak të mos angazhimit të vet nuk bënin atë që duhet edhe pse ishin krijuar të gjitha kushtet. Unë sjam tekniciente e futbollit sepse jam kryetare e bashkisë dhe jam përpjekur të bëj maksimumin.

“Jam krenare që jam kryetare e bashkisë Shkodër që ka 100% aksionet e klubit Vllaznia. Ka një piramidë të koklavitur që nis që nga administratori, bordi dhe stafet teknike. Jam përpjekur që të jem aktive dhe as mua smë pëlqen rezultati. Ndoshta më heret duhej të tregohesha radikale por sjam specialiste. Nuk e di unë nëse Hasanit duhej ti jepeshin letrat për tu larguar apo jo. Largimi i tij aspak etik solli probleme në skuadër dhe kjo dukej qartë sepse nuk bëri gjënë e duhur. Unë nuk isha dakord për ti dhënë letrat dhe isha më radikale se gjithë ata që morën vendimarrjën dhe e lejuan të largohet.

“Klubet private funksionojnë krejt ndryshe. I gjithë klubi Vllaznia nuk ka arritur që të ecë përpara në aspektin teknik dhe nuk mjafton sa para ke hedhur dhe se ke krijuar kushtet dhe nuk mjaftojnë shumë gjëra, përjashto akademinë që është pak më ndryshe. Klubi nuk ka mundur që të ringrihet për vite me radhë gjë që nuk ndodh me aspektin administrativ dhe procedurial. Ishte Tirana, Partizani apo Elbasani që ishin në dorën e privatit dhe u rrëzuan. Unë them se duhet bashkia dhe privati bashkë ta drejtojnë se ndryshe nuk funksionon besoj”– është shprehur Ademi.

Ky është pronocimi i parë i Voltana Ademit që pas rënies së skuadrës shkodrane në Kategorinë e Parë. Tashme secili mundohet t’ja hedhe fajin njeri-tjetrit, por realiteti i hidhur eshte se Vllaznia do te perjetoje renien ne nje kategori me poshte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *