Kryemadhi: LSI, jo vasale e PD, e gatshme të hyjë në zgjedhje

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se Opozita jo e përçarë, kemi mendime të ndryshme por po punojmë të bashkuar. Më pas ajo lëshoi një deklaratë të fortë duke theksuar se LSI është të hyjë në zgjedhje dhe se nuk është vasale e PD.

Deklarata e Kryemadhit

Fronti opozitar nuk është një ngjyrë partiake, nuk është më njerëz të cilët janë puzzlet e njëri-tjetrit dhe që plotësojnë kërkesat e njëri tjetrit.
Në frontin opozitar ka që nga Partia e të Drejtave të Njeriut dhe minoritetit grek, ke PDIU, ke LSI që është parti e qendrës së majtë, ke PR që është parti e djathtë, ke Partinë e Legalitetit pra ke një spektër të tërë politik dhe ideologjik dhe sigurisht që qëndrimet tona janë komplet të ndryshme.
Ne nuk jemi as vasalë të Partisë Demokratike dhe as Partia Demokratike nuk është vasale e gjithë tryezës politike. Secili nga ne ka këndvështrime të tjera por fronti opozitar po punon.

Kryemadhi: Nuk është problem sistemi zgjedhor, por kriminalizimi i votës dhe Parlamentit

Thirrje për dialog sot ka bërë dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Soreca thotë se ky dialog mund të ketë si nisje specifike reformën zgjedhore?
Ne kemi diskutuar për 6 vite për reformën zgjedhore. Dhe i kemi zgjidhur variantet janë disa variante të zgjidhura për reformën zgjedhore të cilët do të vendoset me një vendim politik nëse do të vazhdohet me ato. Nuk është çështja e sistemit, i kemi provuar të gjitha sistemet. Problemi është tek kriminalizimi i votës dhe kriminalizimi i parlamentit. Pse ikëm ne nga mazhoritari me proporcional të korrektuar. Sepse në Parlamentin shqiptar nuk hynin individualitete nuk hynin personalitete nuk hynin njerëz që kishte nevojë Parlamenti për të bërë ligje por gjithmonë fitonte më i forti dhe erdhëm në 2008 me historinë e ndryshimeve kushtetuese. Le të mos harrojmë që në 1998 ne kemi miratuar një Kushtetutë me referendum dhe erdhëm në ndryshimet kushtetuese të 2008 të cilat u bënë për tekat e një individi kur u bë një sistem proporcional-rajonal. Ne në 2008 kemi bërë një grevë urie ku themi ‘me lista të hapura’. Pse? Sepse nëpërmjet listave të hapura ne u japim shansin e përfshirjes sa më shumë njerëzve dhe të mos ngelet në dorë të kryetarit të partisë, por në dorë të votuesve dhe pjesëtarëve të tjerë.
Z. Berisha mbrëmë ka deklaruar që PD nuk do të investohet më në atë që shumë qytetarë presin, pra ndryshimin e sistemit zgjedhor…
Mos keni merakun e PD, pasi PS është e para ajo që nuk e ndryshon sistemin.
Po sikur reforma zgjedhore të bëhet me votat e opozitës së re në Parlament?
Po edhe mund ta bëjnë por problemi është sesa legjitimë janë ata deputetë, cila është procedura që është ndjekur për zëvendësimin e deputetëve. Dhe mos harroni se është shkelur rregullorja dhe Kushtetuta, pasi nuk janë tërhequr 60 deputetë, por 190. E dyta, ka një procedurë që vakancat në Parlament bëhen çdo 1 muaj 1 deputet. Dhe duhet të kalonin 6 vjet deri sa të bëhej zëvendësimi i vakancave të plota.
A ka një interes të përbashkët edhe nga PD edhe nga PS që të vazhdojë të mbetet ky sistem zgjedhor që kemi?
Nuk është problemi tek sistemi, por tek kriminalizimi i votës. Ne nuk e kemi problemin te numërimi sepse ti numërimin e bën edhe manual edhe me skaner. Ty nuk të ndodh në qendrën e votimit manipulimi i votës, por ty të ndodh jashtë qendrës së votimit dhe të ndodh 2-3 ditë përpara, mjafton të lexosh dosjen 339 apo përgjimet e BILD te 184 dhe do të shikosh që i gjithë procesi i kriminalizimit të votës ka ndodhur 1 javë përpara. Problemi qëndron se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë kriminalizim të votës?
Kryemadhi: Pas çdo kryetari bashkie, është një grup kriminal, Rama peng I krimit

Hiqeni hartën me emrat e kryetarëve të bashkive dhe do të shikoni që poshtë asaj harte është harta e bandave kriminale të cilët përfaqësohen me kryetarët e bashkive të tyre. Me ta përfaqësohen në Korcë, me ta përfaqësohen në Dibër, me ta përfaqësohen në Shkodër, në Kukës, në Tiranë. Kjo nuk është zgjedhje, ky njeri është i kapur peng, edhe i vetëm është kaq i kapur . SHBA negociojnë dhe bëjnë marrëveshje me kriminelët, Gjermania negocion dhe bën marrëveshje me kriminelët. Ti sot mua po më kërkon që të ulem të ngeocioj dhe të bëj marrëveshje me një njeri që edhe duke pasur kryetarët e bashkive vetëm pa kandidat, kush e ndalonte në Shkodër ta fitonte PS. Për Valdrin Pjetrin e dinte shumë mirë sepse Engjell Agaçi ka qenë personi që ka hyrë garant që nuk do t”i vinte dosja nga Italia Valdrin Pjetrit. Çfarë i kushtonte që të vinte një grua në Shkodër. Keti Bazhdarin, pse nuk e vuri Keti Bazhdarin në Shkodër? Sepse ky njeri është peng i krimit të organizuar. Dhe ti më thua ulu dhe negocio me krimin e organizuar.
Kryemadhi: Zgjedhjet e zgjidhja e vetme për krizën, LSI e gatshme për zgjedhje, PS e kapur nga grupet kriminale

A po bëhet gati Lëvizja Socialiste për Integrim për zgjedhje?
E vetmja zgjidhje për ta shpëtuar vendin nga kolapsi kriza politike, ekonomike, shoqërore, njerëzore në çdo drejtim janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të menjëhershme. Pse? Në këtë mënyrë çlirohet Partia Socialiste nga gjithë kjo kapje nëpërmjet bandave të krimit të organizuar. Partia Socialiste nuk është Rilindja. PS është marrë peng nga një grup i caktuar interesash ekonomike financiare të lidhura me pastrimin e parave të rrjeteve të caktuara kriminale ndërkombëtare. Por nga ana tjetër ne do t”i krijojmë shansin shumë djemve dhe vajzave apo dhe partive të tjera politike të cilat mund hyjnë në një proces zgjedhor. Nuk duan as PS, as PD dhe as LSI, por duan të hyjnë në një process zgjedhor. Sikur dje të ishin zgjedhjet LSI është e gatshme për zgjedhje, sikur nesër të jenë zgjedhjet LSi është e gatshme për zgjedhje, sikur sapo të dal nga studio juaj, ne jemi të gatshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *