Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të ketë një tjetër dosje

Lajme Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj, zonja Kryemadhi tha se më 30 qershor mori fund vizioni i kryeministrit Rama për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist.

Ajo po ashtu paralajmëroi një tjetër dosje të bujshme hetimore, përveç “184” dhe “339” ku flitej për blerje votash në zgjedhje. Kryemadhi tha se do të ketë edhe një dosje “30 qershori”.

“30 qershori ishte fundi i të gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Sot kemi një raport të ODIHR, që thotë se në zgjedhje një parti u regjistrua në mënyrë të jashtëligjshme. Dosja “184” dhe “339” do kenë bashkëudhëtare edhe dosjen 30 qershori. Se Rama nuk ndejti dot pa futur dorën tek kutia, procesverbali, gjithë procesi zgjedhor”,- tha ajo

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama është shndërruar në një personazh qesharak, por edhe komik.

Kryemadhi zbuloi një të vërtetë tjetër, teksa tha se lajmërimi për ndërprerjen e projektit të rrugës Thumanë- Kashar nuk është i vërtetë, por shtoi se ky projekt po kryhet me një “devotshmëri të paparë”.

“Ne qeshim dhe ne bëjmë shaka me të, sepse e ka ulur veten. Ky është personazh, i cili çdo ditë e më shumë po bëhet qesharak. Ekonomia po fillon të rrënohet. Projekti i rrugës Thumanë-Kashar nuk është anuluar, por po vazhdon me një devotshmëri të paparë. Arroganca që ka kjo qeveri po kalon çdo pritshmëri”-tha Kryemadhi.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Kryemadhi kritikoi hapur edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë. Sipas saj, ata nuk kanë folur fare për procesin e zgjedhjeve duke pranuar “veprimet e turpshme” të 30 qershorit.

“Mund ta largojmë këtë njëri të çmendur vetëm me rezistencë. Çdo hap i opozitës ka qenë i mirëmenduar. Keni dëgjuar ju ndonjë ambasador të flas për zgjedhjet. Pse nuk flasim për zgjedhjet, por flasin vetëm për dialog”-shtoi ajo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *